Zelensky “tërhiqet”? NATO: Se pranojmë aneksimin e Krimesë nga Rusia
NATO-ja ka kundërshtuar “tërheqjen” e presidentit ukrainas, Zelensky rreth mundësisë për të hequr dorë nga Krimea që të arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë.
“Vendet e NATO nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane.
Po ashtu Stoltenberg nënvizon se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj.