Zelensky: Ukraina do të jetë e lirë dhe flamujt do të valëviten sërish

“Ukraina do të jetë e lirë dhe do të valëvisin dhe një herë flamurin ukrainas”, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh në Telegram.

“Ka ende shumë punë për të bërë. Pushtuesit janë ende në tokën tonë dhe ata ende nuk e njohin dështimin e dukshëm të të ashtuquajturit operacioni i tyre. Ne ende duhet të luftojmë dhe të drejtojmë të gjitha përpjekjet për të dëbuar pushtuesit. Dhe ne do ta bëjmë”, tha Zelensky.

Po ashtu ai më pas premtoi një kthim në një jetë normale, të cilën Rusia nuk është në gjendje ta sigurojë as në territorin e saj.

SHKARKO APP