Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës

Bota E shtunë, 14 Shtator 2024 21:43
Zëri i Amerikës: Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës.

Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, çka në Prishtinë shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi. “Ajo që ne besojmë se është e nevojshme, për çdo përparim serioz në dialog, është mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe nën kontrollin e Bashkimit Evropian. Së dyti, zbatimin e nenit 9-të të marrëveshjes së parë të Brukselit, që nënkupton formimin e drejtorisë rajonale të policisë në veri”, tha Presidenti Vuçiç, duke kërkuar mes tjerash edhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.

Policët, gjykatësit dhe prokurorët serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj shkarkimit nga autoritetet në Prishtinë të një oficeri policie, pas refuzimit nga ana e tij të zbatimit të urdhrave që kishin të bënin me zëvendësimin e targave të makinave serbe, me ato të Kosovës.

Presidenti serb tha se “institucionet serbe” në Kosovë “nuk do të shfuqizohen apo mbyllen” dhe pranë kufirit me Kosovën do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale. Ai paralajmëroi gjithashtu themelimin e prokurorisë që posaçme që do të ndjekë siç tha “të gjithë ata që kryejnë përndjekjen e serbëve në Kosovë, përfshirë serbët që punojnë për shërbimin shqiptar”. Ai shtoi se parlamenti i Serbisë do t’i shpallë të paligjshme dhe të pavlefshme të gjitha aktet që janë miratuar nga Prishtina në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një postim në rrjetin Facebook, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se presidenti serb tregoi se nuk ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe të interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare. Zonja Gërvalla theksoi se ishte presidenti serb ai që kishte urdhëruar largimin e tyre nga vendet e punës dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë, nuk mund të luajnë tashmë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, po kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkruante mes tjerash Ministrja Gërvalla.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruante të shtunën se për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb, që ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e vendit. Kërkesat e tij “janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, shkruante zoti Haradinaj, duke nënvizuar ndërkaq se terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe, shtonte ai më tej.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 50 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Kërkesat e Beogradit pasuan veprimet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri të mbështetura nga Serbia, në fund të muajit gusht. Vendimi nxiti kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të shqetësimeve se tensionet në Kosovë mund të çojnë në destabilitet më të gjerë në Ballkan. Autoritetet në Serbi mblodhën të shtunën ambasadorët e Bashkimit Evropian, përpara fillimit të asaj që ata e quajtën “një fushate globale diplomatike” për të arritur plotësimin e kërkesave të Serbisë. Presidenti serb tha se do t’u shkruajë mbi kërkesat Presidentit amerikan Joe Biden, atij rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ndonëse akuzoi Perëndimin, se po qëndron në anën e Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po u kërkojnë Serbisë dhe Kosovës të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, si kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok. Serbia thotë se synimi i saj është integrimi në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin pretendimet e saj mbin Kosovën, që shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit. /Zëri i Amerikës/

Etiketat e lidhura

Donika GërvallaPrishtina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 50 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.