Zëri i Amerikës publikon pamjet e frikshme: Deti “përpin” tokën, fundosen brenda pak sekondave disa shtëpi (Video)

Pamje të frikshme janë regjistruar në fshatin Kraakneset, në Norvegji pasi të paktën tetë shtëpi kanë përfunduar në det, si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Sikurse shihet edhe nga video shtëpitë janë fundosur për vetëm disa sekonda, ndërsa video është filmuar nga Jan Egil Bakkedal, banor i zonës.

Referuar policisë lokale, VOA raporton se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP