Zero gazra serë deri në 2050-ën, mirëpritet ribashkimi i Amerikës

Bashkimi Europian mbetet emetuesi i tretë më i madh i gazrave serë në të gjithë botën, pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa jemi 5 vjet pas Marrëveshjes së Parisit, liderët europianë mirëpresin ribashkimin e ShBA-së me marrëveshjen, për të vendosur kufij edhe më sfidues për ndryshimet klimatike.

Këtë 12 dhjetor shënohen 5 vjet nga nënshrkimi i Marrëveshjes së Klimës në Paris, ku shumë ndër vendet më të industrializuara të botës dakordësuan veprime të përbashkëta kundër ndryshimeve klimatike.

Bashkimi Europian mbetet emetuesi i tretë më i madh i gazrave serë në të gjithë botën, pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa kontributi i saj është vetëm 10% e emetimeve globale, është thelbësore që Europa të ruajë pozicionin e saj si lider në përpjekjet globale për të zvogëluar emetimet, shkruhet në raportet e BE-së.

Premtimi i Presidentit të zgjedhur amerikan Biden për t’iu ribashkuar Marrëveshjes së Parisit është një lajm që është mirëpritur nga shumë vende europiane. Ishte presidenti Trump i cili njoftoi në nëntor të 2019-ës braktisjen e kësaj marrëveshjeje.

Shkencëtarët kanë dhënë me kohë alarmin për sfidat e menjëhershme që duhen adresuar sa i përket ndryshimeve të klimës dhe ndikimet që ajo ka në ekosistem dhe ekonomi. Agjencia Europiane e Mjedisit raporton se ndryshimet klimatike janë kërcënimi që ne nuk po arrijmë të adresojmë si duhet.

Ambicia aktuale e vendeve të Bashkimit Europian është që emetimi i gazrave serë të ulet me 40 % deri në vitin 2030 dhe të ketë zero emetim deri në vitin 2050. Instituti europian për parashikimin meteorogjik, Kopernik, në raportin e tij të fundit shkruan se kjo ka qenë vjeshta më e nxehtë që Europa ka pasur ndonjëherë. Temperatura ishte 0.8 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja 30-vjeçare e 1981-2010, shkruante raporti i botuar këtë të hënë.

SHKARKO APP