Zëvendës-presidenti afgan i shpëton atentatit me bombë

Zëvendës-presidenti i Afganistanit i ka shpëtuar me vetëm disa plagë të lehta një atentati me bombë të organizuar kundër tij.

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi kryeqytetin afgan shkaktoi të mërkurën të paktën 10 të vdekur.

Nënkryetari 49-vjeçar i shtetit, Amrullah Saleh, së bashku me truprojat, ishin pjesë e konvojit me automjete shtetërore që po lëvizte paradite në rrugët e Kabulit drejt presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bomba shpërtheu kur isha në makinë. Humba edhe një prej vëllezërve të mi dhe akoma nuk ka mbërritur as ambulanca, as policia. Nuk e di çfarë shteti është ky?! Me të dëgjuar shpërthimin mbërrita në vendngjarje. Pashë trupat në tokë, nipin, vëllain dhe kunatën të plagosur.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv.presidenti Saleh ka qenë dikur shefi i shërbimeve informative afgane dhe i ka mbijetuar disa sulmeve terroriste në të kaluarën, përfshirë një në zyrën e tij që vitin e kaluar shkaktoi 20 viktima.

“Ishte ora 7 dhe po shkoja në punë kur ndodhi shpërthimi i fortë. Tani jam mirë por disa nga rojat e mi janë plagosur. Edhe djali i madh ishte në makinë me mua. Kam vetëm disa djegie në fytyrë dhe duart e vrara.”

Incidenti i fundit ndodh teksa Afganistani po përpiqet të arrijë armëpushimin me kryengritësit talibanë, të cilët prej 20 vitesh sulmojnë qeverinë qendrore pasi forcat amerikane e detyruan të lëshojnë pushtetin në 2001-in.

Bisedimet e shumëpritura për paqe të përhershme mes palëve pritet të mbahen javën e ardhshme në Katar, sipas marrëveshjes së dakordësuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Luftëtarët e Talibanit mohuan përfshirjen në sulmin e së mërkurës.

Në foto: Kabul, imazhe nga vendngjarja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?