Zgjedhje historike në Hungari, Viktor Orbán rrezikon pushtetin si kurrë më parë
Hungaria zhvillon zgjedhjet parlamentare, të cilat po konsiderohen si ndër më të rëndësishmet në dekada. Kryeministri Viktor Orbán përballet me sfidë serioze përballë liderit të opozitës Péter Magyar, në një garë që shihet vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Pas një fushate të shënuar nga sulme personale, ngacmime dhe incidente të izoluara dhune, shumë analistë i përshkruajnë zgjedhjet e sotme si një referendum mbi 16 vitet e sundimit të pandërprerë të kryeministrit Viktor Orbán. Opozita e udhëhequr nga Magyar, raportohet se ka rritur ndjeshëm mbështetjen, duke e bërë rezultatin më të pasigurt se në zgjedhjet e mëparshme.
Qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe pjesëmarrja që në orët e para ka qenë rekord. 16.89% e votuesve kishin hedhur votat e tyre deri në orën 9 të mëngjesit, duke tejkaluar shifrat e zgjedhjeve të kaluara.
KOHA JONË SONDAZH

