Zgjedhje parlamentare nën hijen e një vrasjeje

Në Sllovaki po zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe rezultati varet shumë nga kujtimi i një vrasjeje që e tronditi vendin nga themelet. “Dua t’u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër”, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë në 21 shkurt, dita kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova.

Të dy u ekzekutuan sepse Jan, gazetar investigativ i portalit “Aktuality.sk” kishte zbuluar fijet mafioze të sipërmarrjeve sllovake. Sipërmarrësi dhe multimilioneri, Marian Kocner u akuzua se shkurtin e 2018-tës kishte autorizuar eleminimin e reporterit.

“Kjo vrasje e ndryshoi në themel Sllovakinë”, tha presidenti i Institutit për Çështjet Publike”, IVO, Grigorij Mesežnikov për Deutsche Wellen. “Në kuadër të hetimeve, u bë e qartë, se sa ishte infiltruar mafia në organet e shtetit. Askush nuk dint eta thoshte sesi Kocner, ia doli të krijonte lidhje të forta në gjykata, prokurori e qeveri,” shprehet Mesežnikov. Vrasja e Kuciak solli një valë protestash.

SHKARKO APP