Zgjedhje të parakohshme më 28 prill

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka njoftuar se do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, më 28 prill pasi deputetët nacionalistë të Katalonjës tërhoqën mbështetjen për buxhetin e vitit 2019.

“Ju informoj se me fuqinë që më është dhënë si kryeministër i qeverisë spanjolle, dhe pas diskutimeve të mëparshme në Këshillin e Ministrave, unë kam vendosur të shkrij parlamentin dhe të thërras zgjedhjet parlamentare më 28 prill”, njoftoi kryeministri Pedro Sanchez.

Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur Sanchez mori postin, duke kryesuar një qeveri minorancë të varur tek mbështetja e Katalonjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?