FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, kisha apelon politikën: Imorale të bësh premtime dhe të mos i mbash

Pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet politike të 4 marsit në Itali, Kisha Katolike italiane i bën apel politikës të moderojë fjalët e sjelljet në këtë fushatë elektorale.

Gjatë mbajtes së punimeve të Këshillit të Përhershëm Episkopal, Presidenti i Konferencës Episkopale italiane Kardinal Gualtiero Bassetti i është drejtuar politikanëve dhe të gjitha forcave politike në vend të jenë seriozë e të kujdesshëm në fjalët e tyre.

“Kisha nuk është parti, u shpreh ai, nuk bën marrëveshje as pakte me asnjë subjekt politik. Por si thotë Papa Françesku, të dialogosh nuk do të thotë të negociosh. Të dialogosh do të thotë të kërkosh të mirën e përbashkët për të gjithë. Fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më fortë e vëmëndja jonë shkon tek të gjthë kandidatët e forcave politike, duke i ftuar të reflektojnë ndaj natyrës së vokacionit të tyre politik, pasi është një mision, një vokacion, e jo një trampolinë, hedhje drejt të qënit i fuqishëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftoj të gjithë politikanë e forcat politike për seriozitet në fjalët e sjelljet e tyre. Fushata eleketorale po e bën çdo ditë e më të fortë debatin politik, por nuk duhet harruar asnjëherë sesa imorale është të bësh premtime e mos t’i mbash. E po aq imorale është dhe të spekullosh me frikën e njerëzve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një referim të drejtpërdrejtë ndaj deklaratës raciste të fushatës elektorale të pak ditëve më parë të kandidatit të Lidhjes së Veriut, Attilio Fontana, i cili evokonte thirrjen ndaj racës së bardhë, Kardinale Bassetti u shpreh se “kultura e frikës nuk duhet të shndërrohet kurrë në ksenofobi e as të evokojë fjalime mbi racën të cilat mendonim se i kishim varrosur përfundimisht.”

Për Konferencën Episkopale italiane “rimëkëmbja e vendit, rikthimi i shpresës e paqja sociale, janë tre aksionet e tre sfidat kryesore për të ardhmen politike në Itali.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?