Zgjedhjet në Gjermani, SPD kryeson me 25% e ndjekur nga CDU me 22%
Bota E Diel, 19 Shtator 2021 16:00
Sondazhet për zgjedhjet në Gjermani vazhdojnë t’i kryesojnë socialdemokratët SPD e Olaf Scholz me 25% të votave.
ZDF shkruan se pas SPD, është unioni i CDU-CSU më 23% të votave, i drejtuar tashmë nga Armin Laschet.
Në vend të tretë me 16% të votave janë të gjelbërit, ndërsa pas tyre janë AFD si dhe EFP me nga 11% të votave.
Në dy vendet e fundit përkatësisht me 9% dhe 6% të votave janë Andere si dhe Të Majtët