Zgjedhjet në Greqi, sondazhi: Fiton SYRIZA me 30,4%

Nëse zgjedhjet në Greqi do të zhvilloheshin sot, fituese e tyre do të dilte e majta radikale SYRIZA me 30,4%, ndjekur nga Demokracia e re me 27,3%. Këto janë të dhënat e një sondazhi të kryer menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Greqi, nga gazeta Elefteros Tipos. Në sondazh pasojnë komunistët me 4.8%, Agimi i Artë me 3.8% dhe PASOK me 3.5%. Ndërkaq të pyetur për liderët drejtues, 41% e të pyeturve votojnë kryeministrin Antonis Samaras, ndërsa 33,4% e tyre liderin e opozitës, Aleksis Cipras. Sa i përket qëndrimit të Greqisë në zonën e euros, 74,2% janë përgjigjur “po” ndërsa 24,1% i dhanë një përgjigje negative. Interesante janë edhe efektet e partisë së ish-kryeministrit Jorgos Papandreu, ku 92,4% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht lidhur me krijimin e saj. Një ditë më parë ish-kryeministri Papandreu shpalli partinë e tij Lëvizja social-demokrate, duke tërhequr një numër të madh anëtarësh nga PASOK i Evangelos Venizelos, me premisa për të marrë mjaft vota në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?