Zgjedhjet në Izrael, fitore surprizuese e partisë së Netanjahut
Partia Likud, e krahut të djathtë ekryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ka korrur një fitore të papritur në zgjedhjetlegjislative me 23,26 për qind të votave.
Exit pollet kishin parashikuar një balotazh, por me pothuajse të gjitha votat e numëruara,rezultatet e nxjerrin partinë Likud me një kryesim të qartë ndaj rivalit kryesor të qendrës së majtë, partinë Bashkimi Sionist të laburistit Isaac Herzog.
Rezultatet e zgjedhjeve i japin Benjamin Netanjahut një shans të fortë për formimin e një qeverie të koalicionit të krahut të djathtë.
Tashmë kryeministri "deri dje në ikje" izraelit mund të përfundojë mandatin e tij dhe njëkohësisht të bëhet kryeministri më jetëgjatë në detyrë i Izraelit.
Numërimi total i votave i jep partisë Likud 30 vende në parlamentin 120-vendësh dhe Bashkimit Sionist mbi 24 vende.
Në një fjalim dhënë para mbështetësve të entuziazmuar në Tel Aviv pas mbylljes së sondazheve ditën e martë, Netanjahu i quajti zgjedhjet një fitore të madhe për Likud.
Pas kësaj fitoreje suprizuese Netanjahu " ka në plan të fillojë menjëherë formimin e një qeverie, në mënyrë që të përfundojë detyrën brenda dy-tre javëve" thuhet në një deklaratëtë partisë Likud.