
Kërkesa e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të zgjatur votimin në zgjedhjet parlamentare përtej orës 22:00 ka shkaktuar kundërshtime nga rivali i tij kryesor, Gadi Eisenkot. Nisma vjen në një moment kur pjesëmarrja në disa zona që tradicionalisht mbështesin partinë Likud të Netanyahut rezulton më e ulët se mesatarja kombëtare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, pjesëmarrja në rang vendi kishte arritur në 55,7%. Në disa qytete të konsideruara bastione të Likud-it, përqindja e votuesve ishte dukshëm më e ulët.
Në Afula pjesëmarrja ishte 51%, në Ashkelon 49%, në Migdal HaEmek 50%, në Bat Yam 40%, në Tiberias 47% dhe në Holon 49%.
Përveç debatit mbi orarin e votimit, fushata është shoqëruar edhe me akuza të ndërsjella mes dy rivalëve. Gjatë një interviste për radion Kol Barama, Netanyahu deklaroi se Izraeli ndodhet “në prag të rrënimit”, duke nxitur reagimin e Eisenkotit.
Ky i fundit e akuzoi kryeministrin se po përpiqet të krijojë panik në opinionin publik, me synimin për të mobilizuar mbështetësit e tij që të dalin në votime.
