Zgjedhjet në SHBA, 25 milionë persona kanë votuar
Kur kanë mbetur edhe 17 ditë nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të paktën 25 milionë amerikanë që tashmë kanë votuar në mënyrë direkte apo përmes postës.
Janë këto të dhënat e fundit që dalin nga projekti amerikan i zgjedhjeve, i Universitetit të Floridas.
“Është një shifër rekord. Në kohët e pandemisë pjesa më e madhe e votuesve po zgjedh të votojë më herët dhe veçanërisht përmes postës, në mënyrë që të evitojë grumbullimet apo radhët e gjata më 3 Nëntor”, kanë shpjeguar ekspertët.
Në zgjedhjet e vitit 2016 në të njëjtën fazë të garës për Shtëpinë e Bardhë kishin votuar vetëm 6 milionë persona.
Ndërkohë, sipas sondazhit të fundit të realizuar nga “The hill” në Florida, të dy kandidatat janë me vlerësim të barabartë 48%, ndërkohë që 4% i përkasin personave ende të pavendosur.