Zgjedhjet në Turqi, Erdogan fushatë edhe në Europë. A do ta lejojnë Gjermania e Holanda?
Ndonëse në Turqi do të mbahen zgjedhje të parakohshme, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka menduar një strategji krejt tjetër për fushatën. Përveç tubimeve zgjedhore në Turqi, Erdogan ka planifikuar që të mbajë takime dhe në Evropë muajin e ardhshëm, ndërsa nuk dihet ende se në cilat shtete. Gjatë një takimi në partinë e tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) presidenti Erdogan tha se këto tubime janë planifikuar të mbahen nëpër salla sportive.
“Në maj do të mbajmë takimet tona të para në sallat sportive në Ervopë. Të gjitha përgatitjet janë bërë. Tani për tani, nuk dua të tregoj se në cilat shtete do të mbajmë tubime”, tha Erdogan. Vitin e kaluar, gjatë fushatës për referendum, Erdogan pati përplasje me liderët evropianë, pasi partia e tij zhvilloi takime zgjedhore në Evropë, pasi aty jeton diaspora turke.
Siç dihet, Gjermania, Holanda dhe Austria ndaluan këto tubime. Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 24 qershor.
KOHA JONË SONDAZH

