FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, kryeson partia e kryeministrit Viktor Orban

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, e nxorën fituese partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Sipas këtyre rezultateve, Fidesz ka fituar 49.5 për qind të votave, duke siguruar 134 ulëse në parlamentin me 199 vende.

Nacionalistët e Gabor Jobbikut fituan 20 për qind të votave, përkatësisht 27 vende, ndërsa socialistët, 11.9 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë se sa pritej dhe shumë prej kritikëve të Orbanit shpresuan se kjo do të shkonte në favor të partive opozitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitorja e së dielës i siguron Orbanit mandatin e tretë me radhë si kryeministër dhe të katërtin në tërësi që prej vitit 1998.

Ai bëri fushatë me platformën kundër migrantëve dhe duke akuzuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara se duan ta bëjnë Hungarinë “vend të migrantëve”.

Pas shpalljes së fitores ai tha se kjo është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?