Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, sot votohet në edhe në 5 shteteve. Shumica do të votojnë të dielën
Sot në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00. Janë mbi 51 milionë italianë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur 76 deputetë nga 720.
Kryeministrja Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega të Matteo Salvinit.
Në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.
Në Sllovaki, kryeministri Robert Fico deklaroi se do të luftonte deri në fund, pasi i mbijetoi një atentati më 15 maj që tronditi Evropën.Fico u qëllua disa herë në një sulm që duket se ka qenë i motivuar politikisht.