Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet për Presidentin e SHBA-së, vendimi në dorën e 8 shteteve kyçe

Bota E martë, 3 Nëntor 2020 20:45
Zgjedhjet për Presidentin e SHBA-së, vendimi në dorën e 8 shteteve kyçe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në javët e fundit të fushatës elektorale, Trump dhe Biden po përqendrojnë përpjekjet e tyre në kërkim të votës së zgjedhësve të mëdhenj në disa shtete të cilat do të jenë vendimtare për fatin e presidencialeve 2020. Kolegji elektoral nga ana e tij është i përbërë nga zgjedhësit e mëdhenj. Në total këta janë 538, dhe prandaj për të fituar duhet të kesh votën e gjysmës së tyre plus një.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Numri magjik është 270. Ai që fiton një shtet merr të gjithë zgjedhësit e mëdhenj- të gjithë demokratët ose të gjithë republikanët që ka ai shtet, dhe i dërgon në kolegjin elektoral. Numri i zgjedhësve në çdo shtet është i njëjtë me atë të anëtarëve të kongresit që përfaqësojnë çdo shtet.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 5 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 7 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 8 orësh

Florida për shembull, ka 29, dhe ishte vendimtare në zgjedhjet e vitit 200 kur në sfidë ishin George Bush dhe Al Gor. Në vitin 2016, në atë kohë kandidatja demokrate Hilari Clinton humbi për shumë pak tre shtete kyce për të cilat kishte nevojë për të fituar: Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin. Biden duhet t’i rimarrë ndërsa Trump duhet të bëjë të pamundurën për të mos i humbur dhe të ruajë avantazhin tek të tjerët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por cilat janë shtetet kyçe për zgjedhjet presidenciale?

Të dyja partitë e dinë që tani se Kalifornia do të votojë për demokratët, ndërsa Teksas, ka shumë mundësi të votojë për republikanët. Dy kandidatëve iu intereson të përqendrojnë përpjekjet në shtete të tjera: më saktë në tetë prej tyre. Dhe do të jenë këto të fundit që do të vendosin se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arizone

Në vitin 2016, 11 zgjedhësit e mëdhenj të Arizonës, një shtet shkretëtirë në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u morën nga Donald Trump me një avantazh prej 3.5% ndaj Hilari Clinton. Shtet në kufi me Meksikën, rreth një e treta e popullsisë përbëhet nga anëtarë të komuniteti hispanik, ndërsa 5% e votuesve janë vendas. Një nga faktorët kyç për t’u pasur parasysh është plateja e pensionistëve që jetojnë në Arizonë e që ndihen të kërcënuar nga pandemia e Covid 19. Ndër të tjera nga këto anë, është ende e fortë trashëgimia politike e John McCain, ish kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës dhe senator i Arizonës për më shumë se 31 vjet. Ai ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump. Madje me vendim të McCain, i cili u nda nga jeta në 25 gusht 2018, presidenti amerikan Trump nuk u ftua në ceremoninë e varrimit. Sipas projektimeve të uebsajtit FiveThirtyEight , Biden është 3 pikë para në krahasim me Donald Trump.

Karoline e Veriut

Një nga 13 kolonitë themeluese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish shtet i konfederuar i jugut, Karolina e Jugut pa Donald Trump të fitonte në vitin 2016 me një diferencë prej 3.6% ndaj Hilari Clinton. Zgjedhësit e mëdhenj janë 15. Nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, Barak Obama ka qenë i vetmi demokrat që ka marrë flamurin e tij në vitin 2008 dhe vetëm një herë. Vota e komunitetit afroa-merikan do të ketë një rol të rëndësishëm meqënëse përfaqëson një pjesë të rëndësishme të elektoratit më shumë se 22%. E njëjta gjë vlen dhe për evangjelistët, tradicionalisht konservatorë: bëhet fjalë për 35% të popullsisë. Por duhet treguar kujdes, disa prej tyre janë afroamerikanë dhe kjo krijon një mbivendosje mes dy elektoratëve dhe është e vështirë të fusësh situatën në kornizë. Për momentin në Karolinën e Veriut Xhorxh Biden është në avantazh me 2.5% pikë mbi Donald Trump.

Florida

Bëhet fjalë për ndoshta më të famshin nga shtetet kyçe. Në vitin 2000 ishte Xhorxh Bush ai që fitoi, si dhe në 2004-ën, ndërsa ishte Barak Obama që mori fitoren në Florida në vitin 2008 dhe 2012. Në vitin 2016, Donald Trump i cili votoi pikërisht në Florida mori 29 zgjedhësit e mëdhenj me një avantazh prej 1.2 për qind ndaj Hilari Clinton. Sot, një banor në pesë është më i madh se 65 vjeç. Pandemia e Covid 19 dhe menaxhimi i saj nga ana e qeverisë së Trump do të peshojnë shumë në rezultatin e votimeve. Një tjetër faktor i rëndësishëm është varieteti racial dhe gjuhësor: në Florida jeton një komunitet i madh spanjisht folës , 26% e popullsisë, dhe pjesa më e madhe janë me origjinë kubane. Por nuk mungojnë as afroamerikanët që janë 17% e popullsisë. 20% e banorëve në Florida janë me origjinë të huaj dhe më shumë se 30 për qind e familjeve flasin në shtëpi një gjuhë ndryshe nga anglishtja. Për momentin Biden është në avantazh në Florida me 2.4 për qind, por largësia është reduktuar që nga fillimi i muajit tetor. Nëse demokrati do të arrijë të fitojë këtu, do të ketë 99% të mundësive për të marrë në shtëpi fitoren përfundimtare.

Xhorxhia

Ky shtet i Jugut, me 16 zgjedhës të mëdhenj, mund të jetë vendimtar dhe në 2020-ën. Këtu Donald Trump fitoi me nëj avantazh prej 5% ndaj Hilari Clinton në vitin 2016, por sot diferenca është shumë më e vogël sidomos për shkak të evolucionit demografik të shtetit – 9.6% banorë më shumë mes 2010 dhe 2019-ës, dhe rritjes së periferive të Atlantës; por dhe për përbërjen shumë të larmishme të popullsisë: 32.6% afroamerikanë dhe rreth 10% hispanikë. Në Xhorxhia një kandidat demokrat nuk fiton që nga koha e Bill Clinton, një kandidat i së majtës nga më të moderuarit, në vitin 1992. A do të ndryshojë dicka në vitin 2020? Ndoshta, por do të ishte gjithsesi befasuese. Disa sondazhe japin në avantazh Biden 51% me 47%, të tjerë parashikojnë një luftë të ashpër. Në vitin 2016 Trump mori këtë shtet me 2.1 milion vota përballë 1.9 milion vota të Hilari Clinton. Por janë të shumtë ata q mendojnë se dhe këtë vit ky shtet do të ngjyroset me të kuqe – ngjyrën e partisë republikane. Aktualisht është Joe Biden që ruan avantazhin me 1.2 për qind ndaj Trump.

Michigan

Miçigan ishte një nga shtetet surprizë në vitin 2016: 16 zgjedhësit e mëdhenj të saj shkuan për Donald Trump, duke e mundur Hilari Clinton me 10.740 vota, thënë ndryshe me 0.2 për qind të votuesve. Këtu ishte dhe beteja më e ashpër e zgjedhjeve presidenciale, dhe u krijua një nga të çarat e murit blu demokratik që i kushtoi presidencën Clinton. Historikisht Miçigani është lëkundur nga njëri kamp në tjetrin, që nga vitet ’30. Shteti votoi për demokratët në vitin 1932 e 1936, më pas për republikanët në 1940-ën, më pas sërish për demokratët në 1944, dhe për republikanët tre herë 1948, 1952 dhe 1956. Më pas sërish për demokratët në 1960, 1964 dhe 1968, për të ndryshuar sërish në pesë zgjedhjet pasardhëse 1972, 1976, 1980, 1984 e 1988 dhe të rikthehej demokrat pa ndërprerje që nga viti 1992, pra në zgjedhjet e fundit presidenciale. Retorika anti sistem e Donald Trump ka joshur një pjesë të madhe të elektoratit të madh të “brezit të ndryshkur” e përbërë nga rajone punëtorësh dhe shtresa e mesme. Aktualisht një shtet në depresion për rënien e të ardhurave dhe papunësisë që nga vitet ’90. Në Miçigan, Joe Biden është 8.3 pikë para në krahasim me Donald Trump.

Minnesota

Pavarësisht se Minesota, shteti i Liqeneve të Mëdha, ka votuar për demokratët në të gjitha zgjedhjet presidenciale duke filluar që nga viti 1976 është i vetmi shtet që u fitua në 1984-ën nga Uolter Mondal përballë Ronald Regan, që u rizgjodh në mënyrë triumfale Hilari Clinton fitoi këtu vetëm me 1.5 për qind të votave më shumë se Trump. Minesota është burim i shqetësimeve të mundshme për demokratët, duke pasur parasysh hemoragjinë e votave blu, të cilat po reduktohen sistematikisht që nga viti 2008. Në nivel demografik, popullsia është më e bardhë në krahasim me pjesën tjetër të vendit: rreth 84% në krahasim me 76.3% të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të bardhët janë pikërisht blloku kryesor elektoral i Donald Trump, dhe mbi ‘ta do të përqendrohet dhe këtë herë Kreu i Shtëpisë së Bardhë për të marrë me vete 10 zgjedhësit e mëdhenj. Sipas të dhënave aktuale, Joe Biden, këtu është 8 pikë para në krahasim me Trump.

Pensilvani

Pensilvania, shtet i bregut lindor, është një objektiv i rëndësishëm për të dy kandidatët për shkak të 20 zgjedhësve të mëdhenj. Në vitin 2016 Trump mundi Clinton me 0.72% të votave më shumë. Që nga viti 1912, Pensilvania ka votuar kandidatët republikanë 12 herë dhe ata demokratë 13 herë. Që nga viti 1992 ka votuar rregullisht për demokratët, në mënyrë të qartë: 54,7% vs 44,3% në 2008 dhe 52% vs 46,6% në 2012-ën”. Këtu prodhohet shumë energji dhe Donald Trump përqendrohet pikërisht këtu, duke akuzuar për shembull Joe Biden se do të ndalojë hovin e prodhimit në vend. Dhe pse realiteti është një tjetër. Ndërprerja e nxjerrjes së gazit natyror dhe naftës do të dënonte një industri vendore në kulm të zgjerimit. Aktualisht Biden është në avantazh me 5.3 për qind ndaj Trump.

Wisconsin

Në Uiskonsin, në vitin 2016 Donald Trump mundi Hilari Clinton me një avantzh prej 0.7%, duke marrë 22 mijë vota më shumë. Ky ishte shteti i tretë i madh që i kushtoi fitoren Clinton, së bashku me Pensilvaninë dhe Miçiganin. Këtu zgjedhësit e mëdhenj janë 10. Më parë, që nga 1988 e tutje, elektorati i Uiskonsin ishte orientuar gjithnjë drejt palës demokrate. Dhe këtë vit Uiskonsin do të mbështesë ekipin e Joe Biden: duke pasur dhe një popullsi shumë homogjene – 87% e popullsisë është e bardhë. Aktualisht Biden është 7.1 pikë para Trump.

Burimi/ Politiko/

Etiketat e lidhura

BidenTrumpUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.