Zgjerohet skandali, Kisha Katolike ka fshehur emrat e 500 priftërinjve të akuzuar për pedofili

Kisha Katolike ka marrë një tjetër goditje pasi të dhëna të reja janë publikuar nga rastet e pedofilisë të klerikëve.

Prokurorja e Përgjithshme e Illinois, SHBA tha të mërkurën se janë identifikuar akuzat e abuzimit seksual të fëmijëve kundër të paktën 500 priftërinjve katolikë ose anëtarëve të klerit që nuk ishin publikuar nga Kisha dhe se shumë nga këto raste nuk ishin hetuar siç duhet.

Lisa Madigan, që largohet nga zyra në fund të vitit, i bëri zbulimet në një raport të ashpër të një hetimi mbi abuzimin e gjashtë dioqezave katolike romake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë ajo u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama
Kisha Katolike ka dështuar në detyrimet e saj morale për të siguruar të mbijetuarit, famullitarët dhe publikun. Dështimi për të hetuar gjithashtu do të thotë që Kisha Katolike nuk ka bërë asnjëherë përpjekje për të përcaktuar sjelljen e të akuzuarit.”

Madigan i nisi hetimet pas publikimit të një raporti nga Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, i cili zbuloi se priftërinjtë në atë shtet kishin abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë në periudhën kohore të 70 viteve. Këto krime ishin mbuluar nga vetë peshkopët.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?