FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhet situata e familjes që jetoi në aeroport për 3 muaj

Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë se jeni detyruar të flini në aeroport për shkaqe të ndryshme, mendoni pak për një familje Zimbabëeane që ka jetuar në atje për tre muaj.

Familja prej 8 anëtarësh ka arritur që më në fund të largohet nga aeroporti i Bangkok. Ata u përpoqën të largoheshin në tetor për në Spanjë, por nuk kishin vizat e duhura.

Gjithashtu nuk mund të hynin përsëri në Tajlandë pasi kishin kaluar limitin e qëndrimit si turistë dhe duhet të paguanin gjobën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas BBC, ata nuk mund të ktheheshin në Zimbabëe sepse do përballeshin me persekutim. Situata e tyre mori drejtim tjetër kur një punonjës në aeroportin Suvarnabhumi publikoi fotografi me një prej fëmijëve, duke thënë se ata po jetonin aty për shkak të një cështje të pazgjidhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet shpjëguan se do ndihmonin familjen të bënte marrëveshje me Ukrainën për të bërë dokumentet që shkonin nga Kiev për në Dubai, duke anashkaluar emigracionin evropian.

Familja kërkoi ndihmë nga OKB, duke thënë se ata kishin frikë nga persekutimi në Zimbabëe, pas trazirave të nëntorit që panë largimin e liderit afatgjatë Robert Mugabe.

OKB tha se po shikonte për një mundësi, ndërsa Tajlanda nuk ofronte status ligjor për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Kështu, familja qëndroi brenda zonës së nisjes, duke u kujdesur nga stafi i aeroportit.

Sipas një zëdhënësi të zyrës së imigracionit të Tajlandës, ata më në fund u larguan nga Bangkoku të hënën pasdite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?