Zgjidhje politike për reparacionet gjermane
“Athina dëshiron kompromis në çështjen e reparacioneve”, titullohet intervista e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, në gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung, që publikohet të hënën.
Sipas gazetës, Kotzias shprehet më shumë në favor të një zgjidhjeje politike se sa juridike për reparacionet, për të cilën zgjidhje do të mund të ndihmonte një komision ekspertësh grekë dhe gjermanë.
“Besoj se duhet të gjenden rrugët për të diskutuar shtruar me Gjermaninë për probleme konkrete”, deklaron Kotzias dhe propozon krijimin e një komisioni ekspertësh nga të dy vendet: “Duhet të gjejmë një emërues të përbashkët”, thekson ministri i jashtëm.