Zhak Shirak, Presidenti i fundit francez i një kalibri të veçantë

Franca i dha dje lamtumiren e fundit zhak shirakut. Ish-presidenti francez iku ne moshen 86 vjeç pas nje karriere te jashtezkonshme 40 vjeçare ne politike si minister, kryeminister, kryebashkiak i Parisit dhe dy mandate si president i Frances. Qe nga viti 2007, kur ai i la vendin Nicolas Sarkozise, Zhak Shirak jetonte i terhequr totalisht nga jeta politike dhe mediatike.

Nje terheqje e imponuar per arsye shendeteserore qe prej nje ataku cerebral qe pesoi ai me 2005 kur ishte ende president; Ne muajt e fundit te jetes, Shirak ishte thuajse shurdh dhe me veshtiresi te medha ne te folur. Ajo qe habiti ne keto dy dite te mbushura me homazhe publike, ishte paradoksi thuajse tashme i zakonshem me francezet,  qe konsiston te vleresohen figurat politike vetem pas vdekjes se tyre.

Zhak Chirak qe nuk mund te thuhet se eshte pelqyer shume kur ishte president, sot papritmas del ne sondazhe, si presidenti me i mire i te gjitha kohrave ne France pas de Golit. Ne kete shkrim do te hedhim nje veshtrim te shkurter historik se cfare e bente te veçante Shirakun ne shume sfera , ne politken e brenshme, ne marrdheniet nderkombatre, ne qendrimet ndaj terrorizmit dhe ekstremiszit, ne sfidat e klimes, apo ne kulturen marrramendese persanale qe zoteronte, per ta mbyllur me pjesen « Shiraku dhe Shqipataret » si nje tjeter veçanti e ketij ish-burri te shteti te madh francez.

Presidenti i te gjithe francezeve

Zhak Shirak perfaqeson presidentin e fundit te nje epoke tjeter. Ai ishte i fundit i nje kategorie te rralle  presidentesh qe konsideroheshin me te drejte si presidente te te gjithe francezeve  dhe jo te nje partie. Pas Shirakut kjo marredhenie e kryetarit te shtetit me popullin e tij ka ndryshuar. Presidentet qe e pasuan shihen si presidente te vetem te nje pjese te elektoratit. Sarkozi e shnderroi  pallatin e Elizese ne nje vend mbledhjesh te partise se tij dhe shihej si me i angazhuar ne manovra politike brenda klanit te tij partiak  sesa per francezet ne pergjithesi. Hollande po ashtu i cili  ishte sekretar i pare i partise socialiste franceze para se te zgjidhej president, e vazhdoi ate rol dhe krenohej me noçken si presidenti anti te pasurve, ndonese ne realitet ai u morr me pak me te pasurit dhe te varferit, sesa me lojrat politike brenda kampit te tij qe e la me te perçare se kurre. E c’te thuash per Makronin i cili as qe nuk e fsheh se eshte ai qe vazhdon ta drejtoje ne realitet partine e « Marshuesve » te cilen e krijoi vete para disa vitesh. Ne ate pike sa Makron nuk pati asnje kompleks ta menaxhajoe vete fushaten me te fundit elektorale, ate te zgjedhjeve europiane. Francezet e nderojne keshtu Shirakun sot, pikerisht per kete, per te treguar se ata kane nevoje per nje kryetar kombi federues, larg lojrave partizane sidomos ne kushtet e krizes se jelekverdheve.

Presidenti golist qe u tha jo SHBA-ve ne luften e Irakut

Historia do te mbaje mend nga Zhak Shiraku paradoksin e madh te presidenteve te medhenj francez : po aq aleate sa edhe te pavarur ndaj Shteteve te bashkuara te Amerikes. Shirak ishte ndoshta me amerikanofili nder presidentet franceze sepse kishte bere studime ne Harvard ne vitet 50, kishte punuar si kamarier ne nje restorant, dhe biles ishte fejuar me nje amerikane. Kur ndodhen atentatet terroriste kundra kullave binjake ne Nju york me 11 shtator 2001, Shirak ishte udheheqesi I pare I huaj qe shkoi ne vendin e ngjarjes dhe shtrengoi duart ne shenje solidariteti me amerikanet. Nje gjest qe shume politikane amerikane e kujtojne ende. Por i njejti Shirak dy vjet me vone i tha Jo Amerikes qe i kerkonte aleance vendeve perendimore per te sulmuar Sadam Huseinin. Ishte here e pare ne historine moderne qe ne Keshillin e sigurimit te OKB-se qe Franca pranonte te bashkonte voten e saj me ate te Rusise dhe Kines per nje veto kundra Shba dhe Britanise se madhe, ndonese ishin keta dy aleate perendimore qe çliruan Francen nga pushitmi hitlerian. Kete poshterim qe pesuan me 2003 nga Shiraku, shume politikane amerikane edhe sot nuk e harrojne, ne ate pike sa  asnje perfaqesues i larte i administrates se Donald Trump nuk asistoi ne funeralet e Zhak Shiraku perveç se mikut te tij te kahershem Bill Klinton. Por ne France, Jo-ja kundra luftes ne Irak, ia rriti jashtezakonisht prestigjin presidentit francez, gje qe reflektohet ne nje fare menyre sot dhe ne rradhet e gjata te francezeve qe bene homazhe para arkivolit te tij.

Presidenti qe paralejmeroi per rreziqet e perplasjes midis islamisteve dhe Perendimit

Zhak Shirak ishte i pari udheheqes i larte parerneidmor qe u shqetesua shume perpara atentateve te 11 shtatorit per rreziqet e nje perplasjeje “civilizimesh” ndermjet islamsiteve fanatike dhe Perendimit. Kjo pasi Franca u be vatra e pare e sulmeve terroriste ne Perendim menjehere pas ardhjes se islamisteve ne fuqi ne Algjeri ne fillim te viteve 90. Qe nga ai moment, Shirak nuk rreshti te shprehej ne shume fjalime per rreziqet e medha qe i kanoseshin ne vitet ne vazhdim mbare Perendimit prej terrorizmit islamist. Shirak predikonte jo vetem nje lufte pa kompromis kundra terroristeve islamiste qe shpesh i cilesonte si te semure mendore, por propozonte nje afrim dhe nje bashkepunim sa me te ngushte me vendet dhe popujt arabo-myslymane. Ishte Shirak qe morri ne Perendim flamurin e mbeshtetjes ndaj kauzes se Palestinezeve per nje shtet te tyre duke i ftohur biles marredheniet e Frances me Izraelin ne kete dosje te ndjeshme. Shirak ishte i bindur se terrorizmi islamist ushqehej nga idete qe perhapin ekstremistet ne Lindjen e mesme se Perendimi i perbuz arabet dhe myslymanet. Keshtu duhet kuptuar dhe Jo-ja e tij ne 2003 ndaj luftes ne Irak per te shmangur katastrofat qe do te ndodhnin me pas sipas tij, sepse ajo lufte e Amerikes kundra sadam Huseinit do te interpretohej si lufte e Perendimit kunder botes myslymane dhe do te na zhyste ne atentate te pergjakshme terroriste. Nje parashikim qe fatkeqesisht u vertetua. Ne kete kendveshtrim duhet kuptuar dhe angazhimi total i Shirakut ne politken e brendshme franceze kundra ekstremit te djathte qe ai e konsideronte si fashizem. Kurre Shiraku nuk toleroi qe e djathtta nga e cila ai vinte te bente pakte elektorale me partine e Le pen-it. Nje qendrim konsekuent qe populli francez ia shperbleu ne forme plebishiti zgjedhjen presidenciale te 2002-it kur Shirak pati perballe Zhan Mari Le pen dhe e mundi 82% kundrejt 18%. Si ne forme amaneti sot, pjestaret e familjes Le Pen dhe drejtues te tjeter te partise se extremit te djathte francez nuk u lejuan qe te merrnin pjese ne funeralin e Zhak Shirakut.

Shirak dhe ekologjia

Jo vetem ne çeshtjet e terrorizmit islamist por dhe ne ceshtjet e ekollogjise  Shirak ishte nje avant-gardist. Ne France, Shirak ishte i pari qe krijoi emrin Ministria e « Ekollogjise » per ta dalluar nga ministrie e meparshme te « Mjedisit ». Termi ekollogji eshte term me militant se ai i mjedisit, pasi ekollogjia presupozon impaktin e aktivitetit njerezor mbi mjedisin. Shirak ishte i pari qe shpiku « taksen karbon » mbi biletat e avjoneve. Shirak do te mbahet mend po ashtu per shprehjen e tij ne samitin e Tokes ne Johanesburg me 2002 kur u terhoqi vemedendjen liderve boterore mbi mbingrohjen e klimes me fjalet : « Shtepia jone po digjet , dhe ne shohim gjetiu ».

Shirak eruditi

Kjo lidhje e forte e Shirakut me natyren shpjegohet dhe nga hobia e tij madhore qe jane artet « primitive » te civilizimeve jo-perendimore nga te gjitha kontinentet (Afrike, Oqeani, Azi , Amerike latine). Shirak ishte nje eskpert i kalibrit  boteror ne kete lloj arti. Pak franceze ishin ne dijeni per keto njohuri te veçanta e te jashtezakonshme te presidentit te tyre. Nga koleksionues i apasionuar Shirak behet dhe krijuesi i Muzeut te pare e unikal ne bote te arteve primitive. Ai ndodhet sot fare prane kulles Eiffel dhe mban tani emrin muzeu Zhak Chirak . I konceptuar me 1998 dhe inaguruar me 2006 pak para mandatit te fundit te Shirakut, ai eshte sot nje nga muzete me te medhenj e me te rendesishem te Frances krahas Luvrit apo Muzeut d’Orsej. E bija e tij tregon sesi Shirakut, edhe kur ishte president , i dergonin rregullisht nga mbare bota objekte artesh primitive per t’i kerkuar nje ekspertize. Sipas shume deshimtareve qe komentojne tani jeten e Zhak Shirakut pas vdekjes, ish-presidenti francez fliste me më shume pasion per figuren e « Zaratustras » (profet persian i koheve te lashta disa shekuj para eres sone) sesa per politiken. Nga kjo lidhje e ngushte me kulturat e popujve te vjeter ne Afrike e gjetiu si kulturat e para te njerezimit, duhet kuptuar dhe urrejtja e pakufishme qe Shirak ushqente ndaj Zhan Mari Le Pen,  i cili kur Shirak ishte president, u denua nga gjykatat franceze per ideologjine e tij te shpallur publikisht mbi pabarazine e racave.

Shirak dhe Shqiptaret

Ne politike te jashtme, Shirak nuk duhet te mbahet mend vetem per thyerjen e aleances me amerikanet gjate luftes ne Irak me 2003, por dhe per nje ndryshim radikal te kursit politik historikisht pro-serb francez,  duke iu bashkuar pa asnje medyshje amerikaneve dhe britanikeve ne bombardimet kundra Beogradit ne mbrojtje te kauzes se Kosoves me 1999. Ishte Shirak i cili ate fillim viti 1999, fill pas masakres se Raçakut vendosi ta vendose Francen ne vije te pare te dipllomacise perendimore dhe te Grupit te kontaktit  per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves duke organizauar konferencen e Rambujese. Dhe kur u pa se me Millosheviçin nuk kishte gjuhe tjeter veçse ajo e forces, ishte Franca qe u be kontribuesi me i madh nder aleatet europiane  te Operacionit ushtarak kundra serbeve « Forca aelate » duke vene ne dispozicion dy here me shume avjone se Britania e Madhe (mbi 60 avjone gjuajtes) apo duke derguar me dhjetera lufte-anije ne rajon duke perfshire dhe nje aeroplanmbajtese. Kontributi francez ne luften e Kosoves, i dyti pas Shba-ve i kaloi te nje miliard eurot. Po ashtu pas luftes se Kosoves, ishte serish Franca qe vuri ne dispozicion kontigjentin me te madh te ushtareve nga Europa ne kuadrin e Kforit (5500 ushatare franceze ne zonen e Mitrovices). Ishte ne kuadrin e luftes se Kosoves po ashtu qe u hapen emisionet ne gjuhen shqipe ne Radio France Internacional dhe po ashtu ishte Franca e Shirakut qe priti me mijera refugjate nga Kosova. Keto vendime te padiskutueshme te ish-presidentit Zhak Shirak ne favor te Kosoves, marrin nje vlere edhe me te madhe po te kihet parasysh se tek nje pjese e inteligjencias franceze apo dhe te aparatit ushtarak vazhdonte te mbizoteronte nje lloj simpatie pro-serbe. Por sipas sondazheve te asaj epoke, 75% e francezeve e mbeshteten vendimin e presidentit Zhak Shirak per ta angazhuar Francen ne nje konflikt me Serbine per kauzen e Kosoves. Dhe kjo eshte po ashtu meritë e pedagogjise se Shirakut me popullin e tij.

Sot biles, 20 vjet me vone ekstremistet serbe ende nuk e harrojne shuplaken e famshme qe u dha Zhak Shirak. Ne momentin kur javen e kaluar vdiq ish-presidenti francez, ne Paris zhvillohej gjysem-finalja e kampionatit europian te volejbollit per meshkuj midis Frances dhe Serbise. Spikeri i lypi publikut nje minute heshtje per vdekjen e Zhak Shirakut, por minuta e zise u prish nga tifozet e eksituar serbe qe fishkellyen si barbare emrin e ish-presidentit francez me thirrjet Kosova eshte Serbi. Me siguri atje siper ku ndodhet Zhak Shirak, duhet te buzeqeshe, pasi pikerisht edhe fale tij, Kosova nuk eshte Serbi.

Me vdekjen e Zhak Shirakut  francezet humben ish-presidentin e fundit qe dinte te shtrengonte me ngrohtesi duart e francezeve te thjeshte dhe t’u fitonte atyre zemrat me buzeqeshjen e tij babaxhane ne pamundesi te sukseve ne ekonomi.

Por dhe ne shqiptaret humbasim nje mik te madh e te sinqerte te kombit tone me vdekjen e Zhak Shirakut. Nese nuk egziston ende nje bust, statuje apo emer rruge kushtuar Zhak Shirakut ne te dy anet e kufirit Kosove Shqiperi, eshte tani koha qe ky gabim historik te riparohet…

SHKARKO APP