Zhduket avioni me 29 persona në bord
Një avion i forcave ajrore indiane me 29 persona në bord ka humbur kontaktet me autoritetet e aviacionit vetëm pak minuta pas nisjes. Ende nuk dihet fati i mjetit ajror, ndërkohë që një operacion kërkimi ka nisur menjëherë.
Avioni i llojit Antonov-32 u ngrit nga qyteti i Çenait në orën 8:30 me atë lokalen dhe pritej të ulej në afërsi të Portit të Blerit rreth orës 11:30.
Pas çdo ore që kalon, shanset që avioni të jetë rrëzuar vijojnë të shtohen, teksa autoritetet po përpiqen që të kuptojnë orën e saktë kur mjeti fluturues humbi kontaktet.
Për kërkimin e avionit janë angazhuar mjete ajrore dhe detare të cilat po kryejnë kontrrolle në itinerarin që ishte parashikuar për t’u ndjekur.
KOHA JONË SONDAZH

