Zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem, befason Serbia: S’kemi firmosur gjë
Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti firmosën një marrëveshje nën bekimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Pika 16-të e marrëveshjes parashikonte zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem, lëvizje kjo që do ta bënte të parin vend europian i cili zgjedh të hedh një hap të tille tejet të diskutueshëm e që ngjalli reagimin e menjëhershëm të BE-së.
Suzana Vasiljević, këshilltarja për mediat e presidentit Vuçiç tha për televizionin ”TV Prva” se zhvendosja e misionit të saj diplomatik nga Tel Avivi në Jeruzalemin, nuk është caktuar përfundimisht. “Lëvizja e ambasadës nuk është vendimi final. Hapat e ardhshëm do të diskutohen, dhe gjithçka do të varet pas kësaj nga hapat e Izraelit. Deri tani, as kemi pranuar dhe as kemi firmosur gjë”, deklaroi Vasiljevic.
Pas takimit në Washington, Brukseli e paralajmëroi si Serbinë, ashtu edhe Kosovën se vendimi për të zhvendosur ambasadat e tyre në Jeruzalem mund të dëmtojë perspektivën e anëtarësimit të tyre në BE.