FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhvillimi i fundit, Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev. Ky i fundit aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse.

Deklarata e Trump vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është pritur me shqetësim nga vëzhguesit e sigurisë globale, të cilët paralajmërojnë se retorika e ashpër mes liderëve mund të përshkallëzojë situatën në mënyrë të rrezikshme.

Moska nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vendimin e Trump për të pozicionuar nëndetëset bërthamore pranë Rusisë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i sigurisë po ndjek nga afër zhvillimet dhe po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog diplomatik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?