Zjarr në hotelin me 5 yje në Courchevel, evakuohen 270 persona

Të paktën 83 persona u evakuuan pasi një zjarr përfshiu çatinë e një hoteli me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Francë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 7 të mbrëmjes (ora lokale) në papafingon e Hotel des Grandes Alpes.

Zyrtarët thanë se gati 100 persona u evakuuan dhe media lokale raportoi më vonë se numri ishte rritur në 270 pasi zjarri u përhap në një ndërtesë fqinje. Stafi dhe banorët u evakuuan në hotele të tjera, thanë autoritetet lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?