Zjarr në lagjen historike, humbin jetën 78 persona
78 persona kanë humbur jetën mes flakëve që përfshinë një lagje historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka.
Zjarri ka shpërthyer gjatë orëve të natës në një ndërtesë rezidenciale që kishte materiale të djegshme, të grumbulluara në katin e saj nëntokë. Shkaku i nisjes së flakëve nuk është ende i qartë.
Ajo lagje i ka godinat shumë pranë njëra-tjetrës dhe rrugët tejet të ngushta. Kjo u bë pengesë për zjarrfikësit, që kishin mungesë të rezervave të ujit.
Lagjja 400-vjeçare “Chawkbazar” mbetet një qendër e biznesit të lëndëve kimike e punishteve lokale të parfumeve, edhe pse autoritetet e ndaluan magazinimin e kimikateve atje, pas një zjarri masiv në vitin 2010.

KOHA JONË SONDAZH

