“Zjarr” në Polin e Veriut. Akulli mbulon 99 mijë km katrorë

Arktiku përjetoi këtë vit dimrin e tij më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve, raportojnë në studime të ndara shkencëtarët amerikanë dhe ata rusë. “Është një çmenduri e vërtetë”, thotë Mark Serreze, drejtor i Institutit Kombëtar për Motin, e kryesisht për dëborën, në Colorado të Shteteve të Bashkuara, i cili e studion rajonin që prej vitit 1982.

“Valë të tilla të nxehti atje nuk i kam parë ndonjëherë”, rrëfen ai. Të dhënat e qendrës në fjalë tregojnë se dimri në Arktik gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperatura 4.9 gradë Celsius, më të lartë sesa zakonisht.

Ajo që po ndodh është e paprecedentë, sipas ekspertëve, që e cilësojnë fenomenin pjesë të një cikli të nxitur nga ngrohja globale, i njëjti që ndoshta ka luajtur rol në këndvështrimin e tyre edhe te stuhitë e fundit të forta në Europë dhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat rekord të shënuara muajin e kaluar, shkencëtarja e klimës në Institutin danez të Meteorologjisë, Ruth Mottram, i ka krahasuar me ato të majit. Në shkurt, akulli i detit Arktik mbulonte 8.4 milionë kilometra katrorë, apo rreth 99 mijë kilometra katrorë më pak sesa rekordi i ulët i vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët theksojnë se vazhdon të ngrijë akull në det, por ai është më i hollë sesa më përpara dhe mund të shkrijë lehtësisht në verë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?