Zjarr në radion kombëtare të Francës, ndërpriten transmetimet
Zjarri filloi në një pjesë të godinës ku nuk kishte njerëz, pasi po kryheshin punime restauruese, ku përfshihej edhe heqja e disa pjesëve me asbest.
Zëdhënësi i kompanisë që po kryente punimet, Gabriel Plus, konfirmoi se nuk kishte viktima dhe se nuk kishte rrezik që zjarri të përfshinte pjesë të tjera të godinës.
“Nuk e dimë ende shkakun e zjarrit, por mund të ketë ardhur për shkak të punimeve që po kryhen”, tha Plus.
Tymi i zi tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve buzë Senës, në pjesën perëndimore të Parisit.