Zjarr në spitalin COVID në Rumani, vdesin katër pacientë

Katër persona kanë ndërruar jetë pasi një spital COVID u përfshi nga flakët në Rumani.

Reuters raporton se ngjarja ka ndodhur në Bukuresht mëngjesin e të premtes ndërsa si pasojë e zjarrit 102 pacientë që po kuroheshin në spital aty janë evakuuar. Po ashtu bëhet me dije se zjarri është përhapur në 4 dhoma dhe flakët janë shuar në orën 3 pas mesnate, thanë prokurorët që po hetojnë mbi ngjarjen.

Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura COVID-19 në Rumani.

Pacientët e evakuuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pasi shkalla e infeksionit të koronavirusit tek ta ishte e mesme, tha menaxheri i spitalit. Rreth 44 prej tyre janë dërguar në spitale të tjera COVID-19 anembanë Bukureshtit, dhe pacientët e mbetur u rivendosën në ndërtesa të tjera në Matei Bals.

Për ngjarjen kanë reaguar dhe disa ministra të cilët kanë dhënë detaje. Ministri i Brendshëm, Raed Arafat, është shprehur se asnjë prej pacientëve që është evakuuar nuk ka pësuar lëndime nga flakës.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se duket shumë qartë që ka një problem në spitale, pasi dhe më herët ka pasur incidente të tjera në spitale.

Kjo është hera e dytë brenda 3 muajve që bie zjarr në këtë spital, ku më herët humbën jetën 10 persona.

SHKARKO APP