Zjarri në qendrën tregtare, Putin: Neglizhencë kriminale, si mund të ndodhte kjo?!

“Neglizhencë kriminale”, kështu e ka quajtur presidenti Vladimir Putin zjarrin në qendrën tregtare në Rusi, i cili shkaktoi 64 viktima, 41 prej të cilëve fëmijë.

Duke vizituar skenën në Kemerovo, në Siberi, z. Putin akuzoi për pakujdesi, shkruan The Guardian.

Hetuesit thanë se alarmi i zjarrit ishte i fikur dhe daljet ishin të bllokuara të dielën kur nisi zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjensia e lajmeve Interfax raportoi se 300 persona u mblodhën jashtë zyrave të qeverisë vendore duke kërkuar llogari tek autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Putin, i ri zgjedhur president javën e shkuar, vizitoi skenën të martën dhe vendosi kurora me lule në memorialin e viktimave të zjarrit.

“Çfarë po ndodh këtu? Kjo nuk është luftë, nuk është një shpërthim spontan i metanit. Njerëzit erdhën për t’u relaksuar, fëmijët për të luajtur. Po flasim për demografi dhe humbjen e shumë njerëzve, fëmijëve.”-tha Putin gjatë takimit me ministrat në Kemerovo.

“Pse? Për shkak të shkujdesjes kriminale. Si mund të ndodhte kjo?”-pyeti ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?