Zjarri në Siberi, më i madhi në historinë e planetit
Situata në Siberi nga zjarret është katastrofike. Zjarri në Siberinë verilindore ka arritur të gllabërojë sipërfaqe të mëdha toke, aq sa kanë përfshirë të gjitha zjarret së bashku në të gjithë botën.
Mediat raportojnë se ky është zjarri më i madh i të gjitha kohërave në historinë e planetit. Edhe pse ky zjarr nuk ka rrezikuar banesa apo infrastrukturë, ka shkaktuar dëmet më të mëdha në planet duke djegur më shumë se 130 mijë hektarë tokë.
Edhe pse Siberia shquhej si një ndër vendet më të ftohta më parë, ndryshimet klimatike të kohëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e temperaturave në këtë zonë. Është vetëm shiu ai që mund të ndikojë në shuarjen e këtij zjarri.