Zjarri përfshin ndërtesën, 7 të vdekur, mbi 30 të lënduar

Shtatë vetë kanë vdekur në një zjarr në një ndërtesë në Paris ne zonen jugperëndimore, thotë shërbimi i zjarrit i kryeqytetit francez.

Thuhet se rreth 30 vetë – duke përfshirë tre zjarrfikës – mbeten te plagosur, nderkohe qe nje person është në gjendje të rëndë.

“Bilanci mund të rritet ende, sepse zjarri është ende në zhvillim në katet e 7 dhe 8 të ndërtesës tetë katëshe”- i tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrit agjencisë së lajmeve AFP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ende qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në kete pallat. Zjarri u përhap në të dy katet e ndërtesës të hënën natën, duke i detyruar disa banorë të hidhen mbi çatitë e afërta për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 200 zjarrfikës shkuan per nderhyrje, por situata ka qene shume e veshtire. Ndërtesat në zonën luksoze jo shumë larg Kullës Eifel janë evakuuar si masë paraprake.

Emergency services arrive after deadly Paris fire

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?