Zjarri zhduk qytetin turistik në Kili, shkrumbohen 120 banesa nga flakët

Më shumë se 120 shtëpi u shkatërruan nga zjarri teksa flakët ‘gëlltitën’ pyjet në qytetin kilian të Valparaíso, duke shkaktuar evakuim në masë të popullsisë

Flakët që filluan në kodrat përreth qytetit bregdetar u përhapën me shpejtësi në zonat e banuara. Për momentin, nuk ka raporte për viktima.

Kryebashkiaku i qytetit, Jorge Sharp tha se për fikjen e zjarrit janë mobilizuar zjarrfikës dhe helikopterë.

Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar katastrofa në shumë pjesë të botës në vitin që po largohet, duke sjellë dëme të mëdha në Australi, në Brazil, Indonezi, e deri në Arktik.

Shkencëtarët mendojnë se ndryshimet klimatike nuk janë shkaku direkt i zjarreve, por kanë paralajmëruar se një mot i nxehtë me klimë më të thatë do të kontribuojë në shpeshtimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të natyrës.

SHKARKO APP