FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zona e Vdekur”, alarmi i shkencëtarëve: Po zgjerohet

Fillimisht pamundësia teknologjike dhe më vonë pirateria, konfliktet e shumta dhe të njëpasnjëshme në rajon dhe pasiguria që grupe shkencëtarësh të studionin zonën, e kishin lënë në harresë atë që njihet si “Zona e Vdekur” më e madhe në glob. Kjo zonë shtrihet në Detin Arabik.

Sipas tyre, ajo që njihet si ”Zona e Vdekur” është 4 herë më e madhe si hapësirë nga sa besohej deri më tani. Shkencëtarët thonë se në 80 mijë kilometra katrorë nuk gjetën gjurmë jete nënujore dhe shumë pak bimësi.

Shkak për këtë është uji i ngrohtë dhe i varfër me oksigjen, ky i fundit i domosdoshëm për gjallesat dhe bimësinë detare. Ajo që e bën me shqetësuese, thonë studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore, është fakti që kjo zonë vazhdon të zgjerohet dhe pasojat nuk janë vetëm rajonale në atë që njihet si Gjiri i Omanit dhe Ngushticën e Hormuzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Oqeani po mbyt peshqit dhe bimësinë detare, që e kanë të domosdoshëm oksigjenin. Ky është një problem tepër serioz, pasi pasojat shtrihen zinxhir në klimën globale”, thotë Bastian Queste, anëtar i grupit që kreu studimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë botën numërohen me qindra zona të vdekura, që në gjuhën shkencore njihen si “zona me minimum oksigjeni” deri më tani mendohej se krijoheshin në një thellësi nga 200 deri në 800 metra, por zbulimi i fundit e hedh poshtë këtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?