”Zonja e parë e ferrit” (FOTO)
Bashkëshortja e Bashar Al Assad, Asma Al Assad njihet edhe si “Zonja e parë e ferrit”. Ajo ka lindur në Britaninë e Madhe, dhe bazuar në fotot që poston në instagram nuk mund të thuhet se jeton në Siri. Me Bashar Al Assad është celebruar në mënyrë sekrete në vitin 2000 kur ai ishte 35-vjeç, e ajo ishte 25-vjeç, ata kanë tre fëmijë dhe ajo ka 238 mijë ndjekës në instagram.
Pallatet, rrobat e shtrenjta firmato dhe prezenca në jetë luksoze janë vetëm një pjesë e Instagramit të zonjës së parë të Sirisë, ku profili i saj jep përshtypjen sikur asgjë e veçantë nuk po ndodhë në këtë vend. Kjo është jeta e familjes Assad në vendin në të cilin gjatë shtatë viteve të fundit mbretëron lufta civile.
Mendimi për zonjën e parë filloi të ndryshonte në vitin 2012, kur me dokumentet e Wikileaks u publikuan emailet që tregonin se ajo kishte paguar 350 mijë dollarë për 130 mobile të reja, ndërkohë kishte kaluar një vit nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në vendin e saj.
Nga emailet u zbulua se kishte blerë gjithashtu këpucë me taka kristali me vlerë 7.000 dollar, si dhe kishte kërkuar që rrobat e saj të dërgohen në Dubai në mënyrë që të anashkalohen sanksionet.

KOHA JONË SONDAZH

