Zoran Milanoviç është presidenti i ri i Kroacisë, fiton garën përballë Kolinda Grabar Kitaroviç

Zoran Milanoviç nga Partia Social-Demokratike do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Ai në këtë garë ka mposhtur presidenten aktuale Kolinda Grabar Kitaroviç me një diferencë të ngushtë të votave 52.7 % me 47.3%.

Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011- 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.

Kroacia këtë vit kryeson presidencen e BE ndërkohë Milanoviç është zotuar që të hapë negociatat në pranverë të këtij viti me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?