Zuckerberg thyen rekord me blerjen e “bunkerit” miliarder prej 170 milionë dollarësh

Manjati i teknologjisë, Mark Zuckerberg, dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë finalizuar blerjen e një prej shtëpive më të shtrenjta në historinë e SHBA-së. Marrëveshja prej 170 milionë dollarësh u mbyll të hënën për një pronë në Indian Creek Island, në Qarkun Miami-Dade, Florida. Kjo shënon një rekord të ri për qarkun.

Megjithatë, rekordi kombëtar për shitjen më të madhe të një shtëpie në SHBA mbahet ende nga CEO i Citadel, Ken Griffin, i cili bleu një apartament në Nju Jork në vitin 2019 për 238 milionë dollarë, sipas raportimeve të The Wall Street Journal.

Vendi dy-akërsh, mbi të cilin u ndërtua shtëpia e re e Zuckerberg, ishte blerë në vitin 2020 për 40 milionë dollarë nga Dr. Aaron Rollins, një kirurg kozmetik i të pasurve dhe të famshmëve, dhe bashkëshortja e tij, agjentja e pasurive të paluajtshme, Marine Rollins.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kishin paraqitur plane për një shtëpi me nëntë dhoma gjumi, e cila shtrihet në 30,000 metra katrorë, e kompletuar me pishinë dhe mol. The Journal gjithashtu raporton se prona përfshin një palestër, sallon flokësh dhe dhomë masazhi, si dhe një akuarium 1,500 gallonësh dhe një bibliotekë me një kalim sekret.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?