Zv/guvernatori akuzohet për sulm seksual

Një grua ka akuzuar zv/guvernatorin e Virginias për sulm seksual. Meredith Watson pretendon se Justin Fairfax e përdhunoi në vitin 2000, kur të dy ishin studentë në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut.

Fairfax mohoi akuzat duke thënë se është viktimë e një fushate shpifjeje. Guvernatori i Virxhinias dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit janë ndërkohë të dy të përfshirë në radhët e racizmit. Ai është akuzuar edhe nga një grua tjetër, Vanessa Tyson e cila pohoi se e detyroi të kryente seks oral me të në dhomën e tij të hotelit në konventën e partisë Demokratike në Boston në 2004.

Të premten, një firmë ligjore që përfaqëson Meredith Watson, lëshoi një deklaratë në emër të saj mbi akuzat. Ajo tha se sulmi i Fairfax ishte i paramenduar dhe agresiv dhe detajet janë të ngjashme me ato të përshkruara nga Vanessa Tyson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?