Zv/kryeministrja e Ukrainës: Rusia po bën gjenocid, Putin një kriminel lufte

Olha Stefanishyna, e cila është zv/kryeministre në Ukrainë e ka cilësuan luftën ruse në shtetin e saj si gjenocid. Duke folur për median “Sky”, ajo tha se është e bindur plotësisht që Rusia ka kryer akte gjenocidi dhe akuzoi Vladimir Putinin duke thënë se ai është kriminel lufte.

“Civilët e vrarë gjatë pushtimit rus janë shumë më shumë sesa ushtarët ukrainas të vrarë. Gratë janë përdhunuar dhe më pas janë vrarë”.

Në lidhje me negociatat e paqes, Stefanishyna theksoi se Ukraina nuk do të pranojë marrëveshje nëse preken territoret e saj. “Toka jonë është vijë e kuqe për ne”.

SHKARKO APP