Zv.kryeministrja jep dorëheqjen, nis riorganizimi i kabinetit

Zv/kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbante në kabinetin e kryeministrit Keir Starmer. Vendimi vjen në mes të një skandali që lidhet me akuzat për shmangie taksash dhe deklarim të rremë të transaksioneve të lidhura me një apartament bregdetar me vlerë 800 mijë paundë.

Mediat britanike raportojnë se këshilltari etik i qeverisë ka nisur një hetim ndaj saj, për mosshlyerje të plotë të taksës së pronës së dytë. Pas kësaj dorëheqje Starmer është drejtuar në një riorganizim radikal.

Kryeministri ka emëruar David Lammy si Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Drejtësisë, duke ia lënë Ministrinë e Punëve të Jashtme Yvette Cooper, e cila nga ana tjetër është zëvendësuar si Ministre e Punëve të Brendshme dhe përgjegjëse për politikën e imigracionit nga Shabana Mahmood, deri më tani Ministre e Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?