Zv/ministri i Jashtëm rus: SHBA dhe Rusia janë në prag të një konflikti të armatosur
Zv/ministri i Jashtëm, Sergej Ryabkov, duke përcaktuar kështu situatën mes Moskës dhe Uashingtonit, thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të konfliktit të armatosur.
“Ne po punojmë për të parandaluar që marrëdhëniet me SHBA të zhyten në humnerën e konfliktit të hapur të armatosur. Tashmë jemi duke qëndruar në buzë të kësaj gremine”, deklaroi ai.
Këto deklarata vijnë 48 orë pas sulmit ndaj Kremlinit me dy dronë dhe për të cilat Rusia akuzoi drejtpërdrejt Ukrainën si përgjegjëse dhe më vonë Amerikën.