Zv/Presidenti amerikan – kryeopozitarit venezuelian: Trump iu mbështet 100%

Në një takim të zhvilluar në Bogota me kreun e opozitës venezueliane, zv/presidenti amerikan Mike Pence i përcolli atij direkt mesazhin e kreut të Shtëpisë së Bardhë: “Trump iu mbështet 100%”.

“Ne qëndrojmë me ju, dhe së bashku me të gjitha kombet e mbledhura sot dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju derisa të rivendosen demokracia dhe liria”, tha zoti Pence pas një takimi trepalësh në Bogota me kryeopozitarin Guiado dhe Presidentin kolumbian Ivan Duque.

Pence tha se Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, “duhet të largohet”. Gjatë qëndrimit në Bogota, zv/presidenti Pence dhe udhëheqësit rajonalë diskutuan strategjinë për të shpejtuar largimin e Maduro dhe mënyrat e futjes në Venezuelë së ndihmave humanitare që po grumbullohen në kufirin e Brazilit dhe Kolumbisë, ku furnizimet e ushqimit dhe ilaçeve janë të pakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guaido u shpall President i përkohshëm në fund të Janarit dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe dhjetra vende të tjera si kreu legjitim i Venezuelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?