FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvicër, bora bllokon më shumë se 13 000 turistë

Një prej stacioneve të skive nga më të famshmit në Zvicër, Zemratt, ka mbetur krejtësisht i bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës, njoftuan sot zyrtarë të stacionit.

“Aktualisht rreth 13 000 turistë në Zemratt, që ndodhet në kantonin e Valesë (jugperëndim), jane bllokuar”, njoftoi një përgjegjëse e stancionit, Janine Imesch.

“Ardhjet dhe ikjet nuk janë të mundura për momentin dhe mund të ketë edhe ndërprerje të elektricitetit”, shpjegon në faqen e saj stacioni i famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rruga që të dërgon tek stacioni është mbyllur që prej të hënës. Ndërsa treni është ndërprerë që dje në mbrëmje”, theksoi Imesch.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stacioni ka gjithsej 13 400 shtretër turistikë, nga të cilët 7 200 në hotele dhe 6 200 në apartamente.

Popullsia e komunës është rreth 5 500 banorë.

“Rrëshqitja e tokës, rënia e gurëve dhe rreziku për ortek ka shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve në kantonin e Valesë”, sipas medias zvicerane.

“Për këtë rajon, niveli i rrezikshmërisë për ortek është në gradën pesë, më i larti”, sipas policisë që thekson se duke filluar nga sot në mbrëmje, situata duhet të evoluojë në favor me pushimin e rreshjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?