FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvicër, italiani vret bashkëshorten dhe më pas veten në mes të Zyrihut

Një italian, 38 vjeçar, Danilo Nuzzo, ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Irene Rizzo, 35 vjeç, në mes të një rruge në qendër të Zyrihut dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Të dy me origjinë nga Lece, çifti jetonte prej vitesh në Zvicër dhe të dy kishin dy fëmijë.

Tragjedia ka ndodhur për shkaqe ende të paqarta, të premten, para syve të kalimtarëve të cilat kanë vrapuar të tmerruar.
Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës Ubs, dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës. Gruaja ka vdekur përpara hyrjes së bankës dhe disa metra larg saj bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga të dy, shkruan Gazetta Del Mezzogiorno, ka vdekur direkt në vend, ndërsa tjetri disa momente më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket që burri i ka kaluar ditët e fundit në Itali dhe pikërisht një ditë përpara tragjedisë është kthyer në Zvicër. Gjatë masakrës, shumë kalimtarë të terrorizuar, duke menduar se bëhej fjalë për një sulm terrorist, ja kanë mbathur. Vendi i ngjarjes është bllokuar menjëherë nga makina të policisë për të ndaluar kalimtarët të kalonin në vendin e përgjakur.
Policia e qytetit zviceran ka hapur një hetim për ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?