Zvicër, qytetarë refuzojnë propozimin për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë

Rreth 63% e votuesve në Zvicër, refuzojnë propozimin për t’i dhënë fund marrëveshjes me BE-në sa i përket lëvizjes së lirë.

Zvicra nuk është anëtare e BE por aktualisht pranon lëvizjen e lirë në mënyrë që të ketë mundësi të tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin në fusha te tilla si transporti dhe arsimi.

Mbështetësit e planit kundër lëvizjes së lirë u shprehën se ky hap do të lejonte Zvicrën të kontrollonte kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.

Ndërsa kundërshtarët argumentuan se dalja nga marrëveshja për lëvizjen e lirë do të zhyste vendin në recesion dhe do të privonte qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Europën.

SHKARKO APP