FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvicër, shembet orteku humb jetën një alpinist, 3 të tjerë të plagosur

Të paktën një alpinist humbi jetën dhe tre u plagosën në ortekun i cili u shemb në Alpet zvicerane pranë kufirit zvicerano-italian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zvicerane e lajmeve SDA transmetoi deklaratën e Drejtorisë të Policisë në Kantonin Valais, në të cilën thuhet se katër alpinistë mbrëmë janë përfshirë nga orteku në malin Aiguille de la Tsa me lartës mbidetare 3.500 metra.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin alpinistët e lënduar dhe t’i transferonin në spital ndërsa një grua 40-vjeçare iu nënshtrua plagëve pak pas mbërritjes në spital. Tre alpinistët tjerë u shtruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën tre alpinistë kanë vdekur në tre ortekë që kanë ndodhur në Alpet zvicerane që nga fillimi i vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?