Zvicra miraton përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, kontratë me Pfizer dhe BioNTech

Një tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për Zvicrën. Mësohet se autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës të prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech.

Mediat zvicerane raportojnë se agjencia kompetente qeveritare zvicerane Sëissmedic njoftoi sot se ka dhënë një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid.

Ndërkohë, që ende nuk është bërë e ditur se kur do të nisë vaksinimi tek popullata. Kujtojmë se vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, të cilat kanë nisur vaksinimin në popullatë.

SHKARKO APP