Zvicra shënon mbi 10 mijë raste me koronavirus, bëhet vendi i pestë në Europë

Zvicra është bërë vendi i pestë evropian që numëron më shumë se 10,000 të infektuar me koronavirus pasi numri i rasteve u rrit me mbi 1000 në 24 orët e fundit.

Ministria e shëndetësisë raportoi këtë mëngjes se 11,811 qytetarë janë infektuar, dhe paralajmëroi se ky numër do të vazhdojë të rritet për të paktën një javë. Deri më tani, në vendin alpin numërohen 192 viktima.

Rastin e parë me Covid-19 Zvicra e regjistroi më 24 shkurt.

Italia , me 80,589 raste, Spanja , me 57,786 raste, Gjermania , me 43,938 raste, dhe Franca , me 29,155 raste të gjitha kanë kapërcyer pragun e 10,000 të infektuarëve.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 9,642 raste dje, por edhe ky numër pritet të kalojë në pesë shifra sot.

SHKARKO APP